Egnatia do të luajë sontendeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të presë skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.
Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë rikthehen në fushën e lojës për një tjetër përballje europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet.
Në krahun tjetër, Lincoln Red Imps vjen në Shqipëri pas një fitoreje të rëndësishme 1-0 ndaj Hajduk Split. Skuadra nga Gjibraltari ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht ka një pikë më shumë se Egnatia në renditje.
Megjithatë, transfertat europiane mbeten një pikë e dobët për Lincoln, që këtë sezon ka regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshje jashtë fushe, krahas një barazimi dhe tri humbjeve.
/GazetaBlic Sport/

