Bashkëshortja e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, Edibe Muriqi, ka reaguar me një mesazh plot humor dhe krenari pas paraqitjes së shkëlqyer të futbollistit.
Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Shakhtarit, duke marrë edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Pas këtij suksesi, Edibe zbuloi një bisedë interesante me bashkëshortin e saj, duke treguar se ia kishte kërkuar trofeun për ta sjellë në shtëpi.
“I thashë ta merrte atë çmim të lojtarit të ndeshjes në shtëpi, sepse na duhej një dekorim, dhe mbreti e mbajti fjalën. Edhe unë di diçka për futbollin”, shkroi Edibe Muriqi.
/GazetaBlic Sport/


