Sporti

Zyrtare: Bellingham shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga

05/29/2023 10:45
nga:E K

Pas një fushate të spikatur për t’u mbajtur mend, mesfushori i mrekullueshëm i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, është votuar “Lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2022/23”.

Sezoni i Bellingham mund të mos ketë përfunduar ashtu siç do të kishte dashur, por gjithsesi ai shijoi një vit fantastik, transmeton GazetaBlic Sport.

Sezoni i Dortmundit përfundoi në një notë të hidhur pasi, duke iu dashur vetëm një fitore kundër Mainz gjatë ndeshjes së fundit për të siguruar titullin, verdhezinjtë mundën të marrin vetëm një barazim 2-2. Triumfi 2-1 i Bayern Munichs në Koln, ia siguroi titullin e 11’të radhazi bavarezëve.

/GazetaBlic Sport/