Lajme

Zyra e BE-së: Kosova ka nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale

07/29/2025 16:15
nga:G B

Për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Shkurtimisht Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se “Kosova ka nevojë për një Kuvend dhe Qeveri funksionale. Dhe BE-ja ka nevojë për një Qeveri funksionale në Kosovë”, thuhet në përgjigje për Klankosova.

Nga 27 korriku e deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e pezullimit duke ua ndaluar deputetëve të betuar çdo hap në drejtim të konstituimit të Kuvendit.

Kjo pasi që as pas caktimit të afatit prej 30 ditësh, nuk u arrit formimi i legjislaturës së nëntë.

Për konstituimin e Parlamentit janë mbajtur 54 seanca, por asnjëra nga ta nuk dha rezultat.