Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar njohësi i zhvillimeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ku ka shprehur shqetësimin e tij mbi këtë propozim.
Sipas Bellaqës, ky propozim do të ketë pasoja të rënda për ekonominë familjare dhe për ciklin ekonomik të bizneseve, duke e rënduar përballimin e shpenzimeve të nevojshme për shumë qytetarë dhe kompani,
Ai thekson se për familjet me të ardhura të ulta, si dhe për pensionistët, rritja e çmimit të rrymës do të bëjë jetesën më të papërballueshme, duke rritur shpenzimet për energji dhe duke ulur fuqinë blerëse.
Ndër të tjera ai shton se ky ndryshim mund të ketë pasoja të tjera të papritura, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës për shumë qytetarë dhe duke e bërë më të vështirë zhvillimin e bizneseve në vend.
“Propozimi ZRrE-së, për shtrejtimin e rrymes për 15% duke filluar nga muaji prill, e veshtrison koston e jetes te ekonomisë familjare dhe ciklin e jetes se bizneseve dhe zingjirin furnizues ku ndikonë në rritjen e çmimeve të produkteve elementare, bazike dhe strategjike ku konkretisht te ekonomitë familjare me të hyra te ulta si kategoritë sociale dhe penizionisteve e bënë te paperballueshme, ndersa te bizneset e rritë koston dhe pastaj pas operimit i ngritin çmimet pasi ti plasojn produktet dhe sherbimet ne treg. Gjithashtu është interesant te theksojmë se ndikon edhe ne dobsimin e fuqise blerse për 15% qe ndikon negativishte në cilsin e jetes dhe në te bërit biznes ditve në vijim, dhe ndikon në prodhim, sherbime, inflacion, dhe çmime ku si dhe veshtrison kushtet e jetës”, tha ai për GazetaBlic.