Lajme

Zogaj: Serbia ndërhyn në zgjedhje në Kosovë për t’i faktorizuar serbët, Kosova ndërhyn në RMV për t’i defaktorizuar shqiptarët

04/25/2024 10:11
nga:Y I

Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që e bën Kosova në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Ai shkroi në Facebook se ndërsa Serbia përpiqet për faktorizimin e serbëve lokalë karshi shtetit të Kosovës, Kosova po e bën të kundërtën, duke i defaktorizuar shqiptarët përballë shumicës maqedonase.

“Ekziston vetem nje dallim ne mes nderhyrjes se Serbise ne zgjedhjet ne Koosve dhe nderhyrja e Kosoves ne Maqedonine e Veriut. Perderisa Serbia fokusohet ne faktorizimin e serbeve lokal karshi shtetit te Kosoves, nderhyrja e Kosoves me Maqedonine e Veriut eshte defaktorizimi i shqiptareve atje perballe shtetit te shumices maqedone. Ne sinkron, gjjthcka tjeter”