Lajme

Zogaj publikon pamje nga punimet në rrugën “Jim Xhema”, thotë se po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve

09/14/2023 11:29
nga:N K

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur edhe si Rruga “A”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Zogaj ka thënë se kjo rrugë po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve, raporton Express.

“ Rruga ‘Jim Xhema’ po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve!”, ka shkruar Zogaj.