Lajme

Zogaj i reagon Krasniqit: Kryetari i një partie opozitare nuk merret me prognoza, por jep qëndrim politik për marrëveshjen

03/16/2023 21:11
nga:G B

Analisti politik Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se të shtunën në Ohër nuk do të ketë marrëveshje, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky nuk është qëndrim politik dhe se kryetari i një partie opozitare nuk duhet të japë prognoza nëse bëhet apo jo një marrëveshje, por qëndrimin e tij në lidhje me atë marrëveshje.

Zogaj ka shtuar se ai duhet të tregojë se çfarë po bën që të mos bëhet marrëveshja, nëse e kundërshton atë, e nëse e pranon, Krasniqi të tregojë pse e ka marrë atë vendim.

Postimi i tij i plotë:

Ky s’eshte kurrfare qendrim, e aq me pak ndonje qendrim politik. Kryetari i nje partie opozitare nuk duhet me dhene prognoza nese behet apo jo nje marreveshje, por cfare qendrimi politik ka ai ne lidhje me ate marreveshje? “Kemi rezerva per marreveshjen” po ashtu nuk eshte qendrim politik. E pranon ose jo marreveshjen, ky eshte qendrimi qe i duhet nje partie opozitare. Nese s’e pranon, cfare po ben qe e njejta te mos ndodh? Ose nese e pranon, do te duhej me e thene qarte pse ka marre kete vendim, cfare perfiton Kosova nga ajo dhe cfare mundet me humbe.