Zlatan Ibrahimovic gjatë lamtumirës me tifozët e së Milanit pas fitores ndaj Veronës (3:1) në xhiron e fundit të Serisë A ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij futbollistike.
Lamtumira e Ibrës nuk është surprizë, por gjithsesi bëri që shumë njerëz të qajnë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjithsesi, specialisti i dashur dhe legjendar i golave përloti mijëra futbolldashës me këtë njoftim. Në San Siro, pasi tha se po bëhej pensionist, të gjithë u prekën, përfshirë edhe Ibrën.
“Po, nuk jam më futbollist! Dhe nuk i thashë askujt deri në njoftimin sonte në stadium. As familjarëve apo miqve të mi më të ngushtë. Faleminderit që treguat durim me mua gjatë karrierës sime Ndoshta nga nesër jam një njeri i lirë dhe po hap një kapitull të ri në jetën time. Po, kisha oferta, por vendosa që mjafton.”
“Dita nisi me shi, dhe unë mendova se edhe Zoti është i trishtuar sepse Ibra po largohet. Dhe më pas të gjithë qanë për mua në fushë dhe në tribuna. Unë tregova se jam një Supermen me zemër të madhe”.
“Po të ishte gjallë Mino Raiola, do të më duhej të vazhdoja të luaja sepse do të kërkonte që unë të vazhdoja t’i paguaja një përqindje. Më fal, Mino, por kjo është e vërteta”, tha Ibra me ironi.
/GazetaBlic Sport


