Sporti

Zidane flet para takimit me Chelsean: Ne i dimë cilësitë tona, ato na kanë sjellë deri këtu

05/04/2021 21:29
nga:Lorik J

Real Madrid do të përballet nesër me Chelsean në kuadër të duelit kthyes së gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë u mbyll me rezultat 1-1 në “Di Stefano”, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar të lojtarëve që kanë udhëtuar në Londër.

Në këtë listë vërehet rikthimi i lojtarëve të rëndësishëm te skuadra nga Madridi si: Sergio Ramos, Ferland Mendy, Marcelo dhe Fede Valverde.

Në lidhje me rikthimin e Ramos, Zidane është shprehur i lumtur që është rikthyer lideri i ekipit.

“Nesër do të shohim nëse ai luan. Unë nuk do e them sot këtë. Nëse ai është këtu është mirë për ne, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për skuadrën tonë, që kemi liderin dhe kapitenin tonë. Ne nuk do të rrezikojmë asgjë, nëse ai ka udhëtuar do të thotë se ai mund të luajë”, tha francezi.

“Të gjithë ata që janë këtu janë të përgatitur. Do të shohim deri nesër se kush do të luaj nga fillimi”, vazhdoi Zidane.

Ai ka folur pak edhe për kundërshtarët duke i vlerësuar shumë ekipin anglez.

“Ata janë të mirë dhe ne jemi të lumtur që luajmë kundër tyre. Me siguri ata do të na bëjnë të vuajmë. Ne i dimë cilësitë tona të cilat na kanë sjellë deri këtu“, përfundoi trajneri i Real Madridit.