Lajme

Zemaj kritikon pushtetin për sulmet ndaj Kushtetueses: Kosova nuk është xhungël, ka ligje e kushtetutë

01/10/2024 21:01
nga:Genita C

Në një postim të fundit në Facebook, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka bërë një thirrje për respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e tij për sulmet e vazhdueshme ndaj këtij institucioni nga ana e pushtetit.

Ai theksoi se Kosova “nuk është një xhungël” por ka “ligje e kushtetutë, ka institucione dhe pushtete të ndara, të cilat e bëjnë Republikën tonë të suksesshme për qytetarët e saj dhe vendet mike.”

Reagimi i plotë:

Mëshoni sa të mundeni Gjykatës Kushtetuese, mëshoni!

Veç në xhungël i pushtetshmi ka të drejtë gjithmonë. Por Kosova nuk është xhungël. Si nuk e keni kuptuar ende një gjë të tillë? Kosova është shtet; ka ligje e kushtetutë, ka institucione dhe pushtete të ndara, të cilat e bëjnë Republikën tonë të suksesshme për qytetarët e saj dhe vendet mike.

Dikur, opinionet, vendimet dhe interpretimet e kësaj gjykate iu pëlqenin, e besa edhe i kremtonit. E sot po i luftoni për të vetmin motiv: t’i kapni krejt e me ka krejt dhe t’i mbuloni dështimet tuaja qeverisëse. Çfarë faji ka Gjykata Kushtetuese për dështimin tuaj të plotë në qeverisje?

Askush nuk ka faj për paaftësinë tuaj të thellë!

Problemi me Gjykatën Kushtetuese, kritikohet Haxhiu: Po përzihet në pushtetet e pavarura, po bën presion politik