Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Arbër Xhaferi”, në segmentin Babush–Lipjan ku janë përfshirë një kamion që transportonte beton dhe një veturë.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 08:18, Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e Autostradës, nga vendi i ngjarjes, autostrada ‘Arbër Xhaferi’ (Babush–Lipjan), njofton se në aksident janë përfshirë kamioni që bart beton dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se njësiti policor është marrë me procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes.

