Avokati, Ardian Bajraktari thotë se duhet t’i ruajmë themelet e demokracisë.
Bajraktari në një pornoncim për GazetaBlic thekson se, kontrolli gjyqësor i vendimeve dhe veprimeve të organeve tjera është element fundamental i demokracisë
“Duhet t’i ruajmë themelet e demokracisë. Kontrolli gjyqësor i vendimeve dhe veprimeve të organeve tjera është element fondamental i demokracisë”, tha Bajraktari.
Duke u bazuar në deklaratën e Haxhiut drejt Gjykatës Kushtetuese, thotë se ajo po e konteston vet thelbin e demokracisë.
“Kushdo që e konteston kontrollin në rrugë gjyqësore të vendimeve dhe veprimeve të organeve kushtetuese, përkatësisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e konteston vet thelbin e demokracisë”, tha Bajraktari.
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë se ministrja Haxhiu po bën presion politik për Gjykatën Kushtetuese.
“Sigurisht se çasje e gabushme dhe presion politik për ndikim në realizimin e politikave të Qeverisë dhe ministres Haxhiu”, tha Ukaj.
Tutje, Ukaj shton se Haxhiu me deklarata të tilla po përzihet në punën e pushteteve të pavarura.
“Një çasje e tillë e ministres Haxhiu ndaj një institucioni kredibil dhe të paanshëm, siç është Gjykata Kushtetuese, mendojë se është presion mbi këtë institutcion dhe përzirje në punën e pushteteve të pavarura”, tha Ukaj për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për cilësimet që ditë më parë i ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese, numri dy i Qeverisë, Besnik Bislimi, duke e cilësuar si institucion “jo kredibil dhe jo kompetent”.
Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese është fakt që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi por edhe në fushat e tjera.
Ministrja ka kritikuar Kushtetuesen për vonesa në trajtimin e kërkesave, vonesa këto që Haxhiu thotë se po bëhen në kundërshtim me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj që është fakt që një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave, jo vetëm në Drejtësi, por edhe në fushat tjera, është Gjykata Kushtetuese. Pse po e them këtë. Sepse opozita po e konsideron si shpëtim. Në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi, qoftë në aspektin ekonomik-financiar, mirëpo edhe ato në administratën publike. Fakti që Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë që Gjykata Kushtetuese për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, duhet të trajtohen brenda 2 muajve, dhe nga ana tjetër në presim deri në një vit për një aktgjykim, kjo sigurisht përbën problem, sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund ti përfundonim para një viti, sepse Gjykata Kushtetuese s’i ka trajtuar me prioritet, ne jemi të detyruar të presim e të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, një aktgjykim”, ka thënë Haxhiu.
“Unë kam folur shumë për Kushtetuesen. Prandaj s’kam çfarë të shtoj dhe nuk mendoj që duhet ta marrim dikë me të mirë për të na nxjerrë një vendim të mirë. Prandaj s’është qasje e duhur që ta marrim dikë me të mirë sepse na duhet një vendim i mirë”, ka shtuar tutje.


