Lajme

Xhemile Dehari: Një punëtore e Institutit më dërgoi fjalë se nuk ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Astritit

03/02/2023 20:46
nga:G B

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka thënë se njëra nga punëtorët që punojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore i ka dërguar fjalë përmes vajzës së saj, që ajo nuk ka të bëjë me zhdukej e mostrave të Deharit, raporton Gazeta Blic.

“Njëra nga punëtorët aty, se nuk i njoh, nuk e di kush janë, por njëra më ka dërguar fjalë përmes vajzës sime, i ka thënë thuaj nënës tënde se unë nuk kam të bëjë me zhdukjen e mostrave, se jam e pastër”, tha ajo.

Ajo thotë se lidhur me zhdukjen e mostrave me prokurorin po kontaktojnë vetëm përmes televizorit, raporton Gazeta Blic.

“Ai ka dalë me komunikatë pas zhdukjes dhe pastaj gjitha komunikimet janë bërë përmes televizorit, vetëm atë që po e shohim në televizor”, tha ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.