Lajme

Xhafer Tahiri-Albulena Haxhiut: Refuzuat t’ia ktheni komunës pronën “Vicianum”, mos ushtro presion publik!

05/29/2021 19:30
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pak minuta më parë përmes një shkrimi në Facebook tha se se kompania të cilës ia kanë shkëputur kontratën për shkak se, sipas saj, ishte e lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri, përcjell Gazeta Blic.

Ajo tutje i bëri thirrje kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që të mos lejojë keqpërdormimin e pronës publike.

Pas këtij shkrimi ka reaguar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke bërë publik edhe një dokument.

Tahiri thotë se toka është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe i kërkon Haxhiut të mos bëjë presion.

Reagimi i plotë:

Zonja Ministre,

Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.

Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!

Xhafer Tahiri

Albulena Haxhiu: Kompania me kontratë të shkëputur ka rifilluar punimet në “Vicianium”