Lajme

Wisner nga baza e Kuçovës: Përgëzoj bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n

03/04/2024 11:34
nga:G B

Diplomati amerikan i bëri komentet gjatë ceremonisë së hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, ku theksoi se pavarësisht sfidave, alenca qëndron sot më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar.

“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,” u shpreh Wisner.

Diplomati tha se Nato qëndron si aleanca më e qëndrueshme në histori. Sot pavarësisht sfidave NAO është më e fortë.

“Nato është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me NATO-n. Të lëvdojmë përkushtimin e Shqipërisë për përmbushjen e angazhimëve të NATO-s. Shqipëria është e vlerësuar për kontributin në mbështetjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Wisner.