Lajme

“VV në panik”/ Çitaku reagon për videon: Po mundoheni të hidhni hi syve, pasi iu dolën koordinimet e fshehta me Milanin

07/11/2023 14:07
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se LVV është në panik dhe në mungesë të rezultateve, po shpifin, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i saj vjen pas publikimit të videos nga VV, që thotë se opozita e tanishme, kur ishte në pushtet para 10 vitesh votoi ligjin për amnistimin e kriminelëve serbë.

Çitaku ka thënë se askush nuk i ka amnistuar ata, por Kurti e ka lartësuar përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës.

Sipas saj, video e fundit e VV-së tregon se janë në panik, pa zgjidhje, pa aleatë, të vetmuar dhe tani kur doli në sipërfaqe koordinimi i fshehtë me Milanin, po mundohen të hedhin hi syve.

Postimi i saj i plotë:

LVV është në panik!

Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.

Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.

Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.

E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.

Ncuk. Nuk kalon.

VV me videon e radhës ndaj opozitës: PDK, LDK, AAK e AKR amnistuan kriminelët serbë – tani po i arreston Qeveria Kurti