Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita shpreh shqetësimin se VV nuk do t’i fitojë 60 për qind në zgjedhjet e ardhshme, por janë pajtuar me rezultatin prej 50 për qind, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqetësimi tjetër i opozitës është kalimi i pragut, andaj bëjnë koalicione.
Postimi i tij i plotë:
Opozita shpreh shqetësim se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitojë 60% në zgjedhjet e ardhshme, megjithatë janë pajtuar me rezultatin prej 50%.
Shqetësim i radhës i opozitës është mundësia e arritjes së objektivit siç është PRAGU, andaj shohim edhe bashkimin apo koalicionin e partive.


