Lajme

Vuçiq: Nuk është e vërtetë që do ta takoj Kurtin në Bruksel

07/06/2022 14:38
nga:Q R

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

I pyetur rreth raportimeve në Kosovë se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë këtij muaji, Vuçiq ka mohuar se kjo mund të ndodhë, sepse sipas tij, nuk e ka pyetur askush për këtë takim, raporton tanjug.

Vuçiq ka deklaruar se ai nuk ik nga takimet, por sipas tij kryeministri, Albin Kurti ik nga takimet.

“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiq.