Lajme

Vuçiq me Bocan-Harçenkon: Serbia do të punojë për të ruajtur paqen pavarësisht shkeljes së marrëveshjeve ndërkombëtare

05/30/2023 13:59
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, të cilin e ka njoftuar për përshkallëzimin e dhunës dhe, siç ka thënë ai, “diskriminimin e serbëve në veri të Kosovës”.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia, “përkundër shkeljes më brutale të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke kërkuar miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave që do të garantonin sigurinë e serbëve në Kosovë, gjë që është parakusht për çdo bisedë të mëtejshme me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq.