Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka falënderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed, për pritjen, siç e quajti ai, “miqësore dhe madhështore”.
“Faleminderit për pritjen dhe miqësinë madhështore ndaj Serbisë. Mezi presim ardhjen tuaj në Beograd”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.
E Bin Zayed gjithashtu ka falënderuar Vuçiqin, pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik mes tyre.
“Kam pasur kënaqësinë të takohem me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nënshkrimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve tona, e cila bazohet në lidhjet tona të forta dypalëshe dhe premton të përmirësojë bashkëpunimin në të gjitha nivelet në të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter.
Serbia ka raporte të mira ekonomike e politike me një numër të madh të vendeve në Lindjen e Mesme.


