Lajme

Vlora Çitaku: PDK nuk e ka monopolin e ruajtjes së vlerave të UÇK-së

09/29/2022 23:47
nga:Gazeta Blic

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se partia që ajo përfaqëson nuk e ka monopolin e mbrojtjes së vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku tha se mbrojtjen e vlerave të UÇK-së duhet ta bëjë secili.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që e kemi prodhuar si komb. Nevoja për liri është produkt i vetëdijës. Partia Demokratike e Kosovës ndonëse e ka në ADN-në e saj politike Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk e ka monopolin mbi mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Atë duhet ta bëjë secili” – tha ajo.