Lajme

Vjosa Osmani dënon sulmet e Iranit ndaj Qatarit, shpreh solidaritet të plotë

03/03/2026 16:53
nga:Genita C

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Qatarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të synuara të Iranit ndaj Katarit, raporton GazetaBlic.

Osmani ka dënuar fuqishëm veprimet e regjimit iranian, duke theksuar se ato paraqesin kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Presidentja ka theksuar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Katarin dhe popullin e tij, duke mbështetur të drejtën e këtij shteti për të mbrojtur sovranitetin dhe duke riafirmuar përkushtimin për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme.