Që nga e shtuna rreth 900 qytetarë të komunës së Deçanit dyshohet se janë helmuar me ujë të pijshën në këtë komunë.
E lidhur me këtë situatë nuk ka patur një reagim zyrtar nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky mosreagim i tyre është kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe partitë politike në vend.
I kontaktuar nga “Gazeta Blic” dhe pyetur më gjerësisht rreth kësaj situate dhe mosreagimit të Qeverisë, zëdhënësi Përparim Kryeziu, tha se sot do të jenë në Deçan, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla.
“Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla do të jenë në Deçan sot pikërisht për këtë çështje. Në një moment të caktuar besoj do të ketë adresim për mediat prej tyre” tha shkurt Kryeziu për “Gazeta Blic”
Pak minuta më parë kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës.
/Gazeta Blic/
Komuna e Deçanit shpall gjendjen emergjente pas helmimeve masive
Ramiz Kelmendi hedh dyshime se helmimi në Deçan mund të ketë ndodhur qëllimisht


