Lajme

Komuna e Deçanit shpall gjendjen emergjente pas helmimeve masive

07/13/2021 11:50
nga:Y I

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pak minuta më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në të gjithë territorin e komunës për shkak të helmimeve masive, raporton Gazeta Blic.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të komunës.

Që nga dita e shtunë rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.

Njoftimi i plotë: