Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka reaguar për sulmin në Veri ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
AI ka dënuar sulmin si dhe ka kërkuar që autorët e krimit të arrestohen e të dalin para drejtësisë.
”Sulmi ndaj policisë ?? mbrëmë është i papranueshëm. Mendimet e mia të para janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Më parë ka pasur reagim edhe nga ambasadori amerikan dhe ai gjerman.
Institucionet e Kosovës këtë sulm e kanë cilësuar si terrorist.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste.
L’attaque contre la police ?? cette nuit est inacceptable. Mes premières pensées sont pour les victimes et leurs familles. Les auteurs de cette agression doivent être arrêtés et traduits en justice.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) September 24, 2023