Lajme

Vizita në ShBA, Osmani e Kurti thërrasin konferencë për media

07/30/2022 08:35
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të mbajnë sot konferencë për media.

Kjo konferencë pritet të fillojë në ora 12:30 dhe do të mbahet në aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi i plotë:

Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”