Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me Udhëzim Administrativ me një vit stazh synon që neonatologët t’i bëjë specialist pediatër-neonatolog.
Ai po vepron kështu sikur ish ministrat Ferit Agani dhe Imet Rrahmani.
Me datë 17.03.2023 Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.01/2023 për Shkollimin Specialistik, i cili duke se është bërë për të krijuara favore për persona apo grupe të caktuara, derisa janë mohuar specializimet për disa profesione mjekësore si fizioterapi dhe infermieri.
UA nuk parasheh akreditim të programeve të specializimeve, nuk parasheh shkollimin sub-specialistik sipas standardeve ndërkombëtare. Por parasheh “profilizim te specializimeve” në nenin 43 me plan program të miratuar nga komiteti dhe “profilizim të specializimeve” në nenin 46 me një vit stazh pa plan program të miratuar të studimeve.

Neni 43
Sipas njohësve të fushë së mjekësisë ata thonë se specializimet dhe sup-specializimet janë profilizime mjekësore të veçanta që duhet të arrihen përmes plan programit të edukimit dhe jo përmes stazhit.
Sipas ekspertëve ky UA është në kundërshtim me standardet UEMS-EACCME, dhe se specializimet kryera sipas këtij udhëzimi nuk mund të jenë të pranuara nga Këshillit Evropian të Akreditimit për Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor (EACCME).
Me këtë UA rrezikohet seriozisht mos njohja e specializimeve nga UEMS-EACCME, për faktin se Ministri Arben Vitia ka qëllim që specialistët e neonatologjisë me një vit stazh të i bëjë specialist Pediatër – Neonatolog, përmes paragrafit 7 të nenit 46 dispozitat kalimtare. Lexo se çfarë shkruan ne dispozitat kalimtare neni 46 paragrafi 7: “Specialistët te cilët kane kryer specializimin ne lëmin e Neonatologjisë mund të marrin titullin Pediater-Neonatolog pas përfundimit te stazhit ne periudhe prej një (1) viti sipas planprogramit te përgatitur nga komiteti përkatës”.

Neni 46
A është paragrafi 7 i nenit 46 (dispozita kalimtare) e shkruar enkas për gruan e ministrit Arben Vitia, për faktin se ajo është specialiste e neonatalogjisë dhe punon me një pagë të majme ne OLIVE. Nenin 46, paragrafi 7, vërehet se është tendencioz sepse profilizimi për specializimet tjera është i rregulluar në nenin 43, dhe aty kërkohet miratim të planprogramit dhe vijim të shkollimit.

Pse kjo dispozitë është bartur tek dispozitat kalimtare nenin 46 dhe jo tek Profilizimet neni 43 tregon qartë tendencën e fshehjes se qëllimit te ministrit Vitia. Sepse për specialistët e tjerë profilizimi parashihet sipas plan programit dhe vijimi te shkollimit te hartuar nga Komiteti përkatës, ndërsa për neonatologët kjo arrihet me 1 vit stazh. Neni 43 Profilizimi i specializimeve 1.Specialistët në limit internistike, pediatrike, kirugjikale dhe lëmitë tjera specialistike kanë të drejtë për vazhdimin e shkollimit specialistik të profilizuar për specializimin përkatës, sipas planprogramit të hartuar nga Komiteti përkatës.
Ligji për Shëndetësisë neni 72 dhe 74 shkollimi specialistik dhe subspecialistik është i parapara nëpërmjet procesit të edukimi dhe jo profilizim në bazë të stazhit. P.sh. për të marrë titullin Pediatër-Neonatolog një mjek duhet të përfundojë shkollimin specialistik në pediatri dhe sub-specilaizimin në neonatologji. Ndërsa ministri Arben Vitia ka nënshkruar UA ku me një vit stazh në klinikë, pa shkollim specialistik apo sub-specialistik në pediatri, ka planifikuar që specialisten e neonatologjisë ta bëjë specialiste pediatre –neonatologe!
Përpjekje të ngjashme kishte edhe disa vite më parë nga ministra Ferit Agani dhe Imet Rrahmani, kur disa doktorë internist me miratimin e ministrit të atëhershëm Ferit Agani kishin marrë thirrjet specialisti i kardiologjisë bazuar profilizim të stazhin 10 vjeçare të punës në kardiologji. Por, më pas me vendim të gjykatës dhe Odës së Mjekëve tituj e tyre ishin kthyer sipas shkollimit specialistik që kanë pas e jo në bazë të stazhit. MSH ishte detyruar që të revokojë të gjitha licencat për specialistët e kardiologjisë që ishin lëshuar në bazë të stazhit pa përfundim të shkollimit specialistik apo sub-specialistik.
Edhe në të kaluarën ka pasur përpjekje nga ministrat Ferit Agani dhe Imet Rrahmani që t’u mundësonin të përfitohen titujt e specilalizimeve pa përfunduar edukimin specialistik sipas plan-programve të aprovuar, por kjo të arrihet me stazh. Kjo përpjekje në të kaluarën është kundërshtuar nga mjekët që ka përfunduar shkolliminspecialistik me rregull. Ferit Agani kishte miratuar që Internistët që kanë 10 vite përvojë punë në kardiologji të marrin titullin specialist të kardiologjisë, dhe më pas me UA edhe Imet Rrahmnai kishte nënshkruar UA 05/2017 për Shkollim Specialistik, ku në nenin 59 internistëve, kirurgëve dhe pediatërve u njihte profilizimin në bazë të stazhit. Njëjtë kishte vepruar 10 vite më parë Ferit Agani kur kishte aprovuar UA.


