Dje në Ohër Kosova dhe Serbia ani pse nënshkruan, arritën marrëveshje për zbatimin e planit evropian, për të cilin u pajtuan me 27 shkurt në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte pala serbe ajo që refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes, sikurse edhe në takimin e fundit që u mbajt në Bruksel, ndërsa që kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë masa ligjërisht të obligueshme për zbatimin e kësaj marrëveshje.
LDK dhe PDK e kanë kundërshtuar planin evropian, e kritika kanë bërë edhe pas arritjes së marrëveshjes dje në Ohër.
Ndërsa, lidhur me marrëveshjen, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti e pranoi çdo gjë që e kishte kundërshtuar në opozitë, përfshirë Asociacionin dhe mos njohjen.
“Çdo gjë që Kurti e kishte kundërshtuar në opozitë, si Kryeministër është duke e pranuar, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit dhe përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare pa njohje reciproke”, shprehet ajo.
Sipas Krasniqit, ky është epilogu i liderit mashtrues, që ia humbi shansin historik vendit për njohje dhe që bëri çdo gjë për të ardhur në pushtet.
“Ky ishte epilogu i liderit mashtrues, që nuk la gjë pa bërë për të marrë pushtetin. Dikur ia humbi shansin historik, ndërkaq tani e humbi edhe atë për të cilën në esencë është zgjatur kaq shumë dialogu, pra për njohjen reciproke”, deklaron deputetja Krasniqi./Gazeta Blic/
“Heshtet” Vjosa Osmani: Asnjë fjalë për takimin e Ohrit


