Lajme

“Vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”, Aleanca dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale

08/26/2026 07:18
nga:Genita C

Aleanca ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me vendimet, siç i quan kjo parti, antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

“Ju njoftojmë se nesër [e mërkurë], në ora 09:30, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”, ka njoftuar Aleanca.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal, Aleanca tha se do të ketë deklarim për media.