Një foshnje rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Policia ka hapur hetime, ndërsa rasti po trajtohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Familja dyshon se kujdesi mjekësor nuk ka qenë adekuat.
Mirëpo, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një reagimi në Facebook, ka mohuar se ka pasur neglizhencë nga stafi mjekësor dhe ka shprehur ngushëllime për familjen.
“Fëmija është pranuar në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor 2025 nga mjeku kujdestar, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër dhe, në rast nevoje, të rikthehet për kontroll shtesë.Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje. Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si dhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Vdes një foshnjë njëvjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet


