Lajme

Valon Tolaj ia dorëzon Lutfi Hazirit ‘Stacionin e Autobusëve të Gjilanit’

06/08/2021 13:56
nga:M K

Komuna e Gjilanit ka fituar të gjitha të drejtat për Stacionin e Autobusëve në këtë komunë.

Të gjitha detyrimet e NSH Kosovatrans pas një periudhe të gjatë kanë kaluar zyrtarisht në komunën e udhëhequr nga Lutfi Haziri.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

“Zyrtarisht dhe pas nje periudhe te gjate kohore e sfidave ligjore, pronesia dhe te gjitha te drejtat dhe detyrimet e NSH Kosovatrans – Stacionit te Autobuseve ne Gjilan, i kalojne Komunes se Gjilanit dhe ndermarrjes se saj publike”, ka shkruar ai.

Tolaj ka falënderuar për bashkëpunim kryetarin e komunës së Gjilanit.

LEXO EDHE:

Vetëvendosje ‘pikë e pesë’ në Vushtrri, fraksionet po e mbajnë peng emrin e kandidatit për kryetar komune