Valon Berisha ka njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij me Dardanët.
Mesfushori, i cili u rrit në Norvegji, zgjodhi Kosovën dhjetë vite më parë dhe u bë pjesë e gjeneratës që ndërtoi historinë e parë të Kombëtares në arenën ndërkombëtare.
Berisha ka zhvilluar 52 ndeshje me Kosovën dhe ka përjetuar momente të shumta, nga fitoret e mëdha deri te zhgënjimet në rrugëtimin për një turne madhor. Goli i tij ndaj Finlandës do të mbetet ndër momentet më të veçanta të kësaj periudhe.
Në mesazhin e tij të pensionimit, Berisha theksoi se edhe pse nuk do ta mbrojë më fanellën e Kosovës në fushë, lidhja e tij me Dardanët do të mbetet përgjithmonë.
“Sepse, kur një herë e ke veshur këtë fanellë, ajo nuk hiqet më kurrë prej teje.”


