Lajme

Valixhja e “dyshimtë” në Fier ishte bosh dhe e harruar nga një pastruese

04/03/2022 12:10
nga:Donika Fetahu

Valixhja e mbyllur e lënë në anë të rrugës në lagjen “Apollonia” ishte bosh dhe e harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

Këtë version dha Policia e Fierit, pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve dhe një orë pasi kishte njoftuar se pas konstatimit të valixhes së mbyllur në anë të rrugës, në orën 10:30, shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë dhe po verifikonin rastin, njofton A2Cnn.

Raportohet një “valixhe” e dyshimtë në Fier, policia rrethon atë pjesë