Lajme

Raportohet një “valixhe” e dyshimtë në Fier, policia rrethon atë pjesë

04/03/2022 10:59
nga:Donika Fetahu

Një valixhe e dyshimtë është gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi.

Mësohet se policia ka vendosur shiritin e sigurisë në zonë dhe nuk po lejon qytetarët që të lëvizin aty pranë, raporton abcnews.al.

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme. 

VIDEO: