Lajme

Uran Ismaili: Kërkoj vetëm një mundësi, si në Ministrinë e Shëndetësisë ku ndalëm korrupsionin dhe shpëtuam jetë

09/16/2025 21:07
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka premtuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim partie apo përkatësie politike.

Në një postim publik, ai theksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me kundërshtarët politikë, nëse kjo i sjell dobi kryeqytetit.

Ismaili rikujtoi përvojën e tij si ministër i Shëndetësisë, ku tha se kishte arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe në shpëtimin e jetëve.