Sporti

Ansu Fati nuk dëshiron të operohet, pritet të mungojë rreth dy muaj

01/25/2022 13:37
nga:Mergim Rreci

Ansu Fati u takua me departamentin mjekësor të Barcelonës dhe vendosi që nuk dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni pas dëmtimit të tij kundër Athletic Bilbaos.

Sipas Mundo Deportivo, anësori i ri, vetëm 19 vjeç, nuk dëshiron që t’i nënshtrohet sërish operacionit dhe konsideron se alternativa më e mirë është të kryejë një trajtim konservativ për të trajtuar dëmtimin e muskujve në këmbën e majtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Talenti i Barcelonës do të duhet të ndalojë për të paktën dy muaj për t’u rikuperuar nga problemi.

/GazetaBlic Sport/