Sporti

E bukur kjo: Nga fusha e futbollit, futbollisti Dardan Jashari njofton se do të bëhet baba

04/27/2024 22:10
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Jashari ka ardhur me ndoshta njoftimin më të mirë në aspektin personal kohëve të fundit.

Nëpërmjet një video të publikuar nga fusha e futbollit, ai ka njoftuar që do të bëhen prindër të një djali së bashku me gruan e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Kishte emocione dhe atmosferë të mrekullueshme brenda ambienteve të klubit, me shokët e skuadrës që e përqafuan dhe festuan së bashku me të.