Lajme

U la jashtë KP të LDK-së/ Agim Veliu ‘godet’ Abdixhikun: Lumiri i vogël që dikur shante LDK-në e Rugovës nëpër gazeta, tani e imiton atë – por kopjon idhullin e tij Albinin

11/20/2023 18:21
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka rizgjedhur si kryetar të partisë, Lumir Abdixhikun.

Në Kuvendin Zgjedhor LDK zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

E, në mesin e këtyre emrave të zgjedhur në Këshill nuk gjendet deputeti i kësaj partie, Agim Veliu.

Ai ka folur për Gazeta Blic për lënien jashtë Këshillit të Përgjithshëm, derisa thotë se do të ishte utopike që të priste të jetë në siç tha autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke ia marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Ai thotë se Abdixhiku dje përgatitje shfaqje, duke mobilizuar mercenarët për t’ia siguruar votat.

“Do të ishte utopike të prisja të jem në autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke mi marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë. Kryetari aktual i LDK-së, i cili para një dite përgatiti shfaqje, duke mobilizuar mercenarët, që ia siguruan votat nëpër nëndegë e degë t’ia mbushin edhe autobusët për ta finalizuar farsën e një procesi të manipuluar zgjedhor”, thotë Veliu.

Ai shprehet se “Lumiri i vogël që pretendon të duket i madh, që të duket ‘lider’, s’pati as kundërkandidatë dhe derisa dikur e shante LDK-në e Rugovës, tani e imiton Rugovën, ndërsa që në fakt e kopjonin Kurtin, si idhull të tij”.

“Lumirit të vogël, që po pretendon të duket i madh, nuk duhej lënë as kundërkandidatë, që të ngjasonte me një “lider”. Lumiri, djaloshi që dikur nëpër gazeta e shante LDK-në e Rugovës, tani pa dashje ndonjëherë thirret në rugovizëm e përpiqet ta imitojë Rugovën, duke pirë një kafe në “Elida”, në fakt në çdo hap e kopjon idhullin e tij, Albinin”, vlerëson Agim Veliu për Gazeta Blic.

Deputeti i LDK-së shton se me shpikjen e sloganit “Rruga e Re”, Abdixhiku po e çon autobusin në rrugë pa krye, derisa ajo është vazhdim i varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”.

“Ai, që e ka shpikur sloganin “Rruga e Re”, po e çon autobusin e LDK-së në rrugë pa krye. Pra, slogani “Rruga e Re” nuk është asgjë tjetër veç vazhdimësi e varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”, deklaron Agim Veliu./Gazeta Blic/

LDK-ja publikon listën e plotë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm

Abdixhiku në krye të LDK-së edhe për 4 vjet: Le të ringritemi si një!

Miratohet progami i Abdixhikut “Rruga e Re” në Kuvendin e LDK-së