Lajme

U akuzua shumë shpesh që shkeli Kushtetutën, Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare

04/09/2023 11:15
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare.

Ajo ka thënë se mbetet detyrë dhe prioritet i përbashkët që, siç u shpreh ajo, me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese.

“Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane”.

“Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës. Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë”, ka thënë ajo.

Haradinaj fton Qeverinë Kurti të tërhiqet nga sjelljet kundërkushtetuese: Sigurinë juridike e ndërtuam me vite

 

Deliu: Qeveria e Vetëvendosjes do të mbetet në historinë politike, si Qeveri që u tregua e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës