Sporti

Turqia fiton gjysmëfinalen ndaj Rumanisë, do të jetë kundërshtar i Kosovës në finale, nëse ‘Dardanët’ e mposhtin Sllovakinë

03/26/2026 19:56
nga:Mergim Rreci

Turqia ka fituar ndeshjen gjysmëfinale ndaj Rumanisë dhe ka siguruar finalen e madhe në ‘Play-off’.

Turqit fituan me rezultat 1 me 0, duke arritur në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Kadioglu realizoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i mjaftoi kombëtares së drejtuar nga Montella.

Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, pra do të përballet me Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/