Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova ka lavdëruar futbollistin kosovar, Adnard Mehmeti.
Starova ka theksuar se futbollisti i ri i Partizanit, Adnard Mehmeti po bën gjithçka mirë në fushë dhe ka kapacitet të bëhet lojtar i madh, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të gjitha veprimet i ka të sakta. Lojtar që ka kapacitet, ai po jep më të mirën e vet për Partizanin”, tha Starova gjatë komentimit të ndeshjes Atletic Escaldes – Partizani.
Kujtojmë se pjesa e parë e ndeshjes Atletic Escaldes – Partizani u mbyll pa gola.
/GazetaBlic Sport


