Lajme

Theret me thikë një person në Podujevë

06/19/2021 09:13
nga:Y I

Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar se një person nga Poduejva ka therur me thikë një person tjetër po nga ky qytet, shkruan Gazeta Blic.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë:

Podujevë, 18.06.2021-20:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.