Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mali Kolaj, në Velipojë.
Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se rreth orës 21:45, në malin e Kolajve, Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.