Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se të gjithë kemi nevojë për dritë, pasi terri është shndërruar në shqetësim në të gjitha fushat, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është terr gjithandej, në ekonomi, mirëqenie, arsim, shëndetësi e terr pa energji elektrike.
Postimi i tij i plotë:
Të gjithë kemi nevojë për dritë!
Terri është shndërruar në shqetësim për të gjithë e në të gjitha fushat; terr pa energji elektrike, terr në ekonomi, terr në mirëqenie, terr në arsim, terr në shëndetësi, terr gjithandej.


