Lajme

Takimi me Vuçiqin, Beqa kritika Kurtit: Degraduat dialogun- S’ka njohje reciproke, por Asociacion

02/26/2023 14:08
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur rreth takimit të nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq në Bruksel.

Beqa në një prononcim për GazetaBlic tha se, Qeveria Kurti ka degraduar dialogun me Serbinë, pasi sipas tij nga tema për njohje reciproke, tani po flitet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë, nga marrëveshja me njohje reciproke mes dy shtetesh, tani është duke u diskutuar me një Asociacion në qendër. Ne nuk kemi parë diçka prej të cilës do të përfitojë Republika e Kosovës, në mënyrën se si Kurti e pranoi planin franko-gjerman. Duhet të jetë më transparent”, tha Beqa.

Beqa shtoi se me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti ka bërë një kthim mbrapa dhe siç thotë ai, u krijua një status-quo.

Beqa shton se jemi larg nga njohja reciproke, teksa thotë se plani franko-gjerman është i pafavorshëm për vendin tonë.

“Kurti nuk është i qartë, ka bërë një kthim mbrapa dhe krijoi një status-quo. Tani po fillon një formë e re e bisedimeve, nuk ka favor nga propozimi franko-gjerman, s’ka as njohje reciproke.Serbia nuk ka arsye të mos e pranojë planin franko-gjerman, Kosova është dasht të jetë më e qartë në hapat që po bën”, tha Beqa për GazetaBlic.

Kurti pranon letër nga Macron, Scholz dhe Meloni një ditë para takimit me Vuçiqin