Lajme

Takimi Kurti Macron, Arben Ahmeti: Me këtë qasje aktuale do të shkojmë drejt izolimit dhe status qou

06/21/2021 11:12
nga:N M

Gjatë kësaj jave kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të udhëtoj drejt Parisit ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Fokusi i këtij takimi sigurisht që do të jetë procesi i dialogut me Serbinë dhe përpjekja e shtetit francez që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën pë arritjen e një marrëveshjeje finale.

Por para këtij takimi drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se presidenti Macron dëshiron që brenda këtij viti palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Sipas Ahmetit ky është momenti i fundit që klasa politike të unifikohet karshi dialogut me Serbinë, përndryshe sipas tij do të ketë pasoja të mëdha.

“Macron ka qëllim që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfundoj brenda këtij viti. Kurti di të përballet me vendosmëri dhe kërkesë të qartë. Ky mund të vlerësojmë që do të jetë treni i fundit që ne të unifikohemi brenda dhe ndërtojme qëndrim për një marrëveshje përfundimtare. Me qasjen aktuale ne do te humbim këtë mundësi dhe po shkojmë drejt një situate izolimi dhe mbetje në status quo” ka thënë Ahmeti.

Në takimin e fundit në Bruksel e që ka qenë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq , Kurti kishte paraqitur katër propozime

Propozimet e Kurtit

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.
Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.

Hoxhaj para takimit të Kurtit në Paris: Uroj që Kurti të ketë reflektuar dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore