Lajme

Hoxhaj para takimit të Kurtit në Paris: Uroj që Kurti të ketë reflektuar dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore

06/21/2021 10:36
nga:Q R

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan GazetaBlic.

Hoxhaj në ‘Facebook’, ka thënë se pret që Albin Kurti të sillet me përgjegjshmëri shtetërore dhe institucionale në takimin që do të mbahet në Paris.

Postimi i plotë:
Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale.

Kryeministri Kurti këtë javë udhëton në Paris, takohet me presidentin Macron