Lajme

Takimi i 2 majit për zbatim të marrëveshjes, deputeti i VV-së: Serbia minon zotimet, pritjet për ndryshim të Vuçiqit janë të pamundura

04/24/2023 21:29
nga:G B

Pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit me 18 mars në mes të Kosovës e Serbisë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Dyshja do të takohen për të diskutuar për zbatimin e  Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ndërsa, sipas Lajçak, në atë takim do të prezantohet draft statusi i Asociacionit.

Takimi mes tyre vjen pas zgjedhjeve të 23 prillit në veri të Mitrovicës, në katër komuna me shumicë serbe.

Lidhur me pritjet nga ky takim dhe mundësinë për nisje të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit pas takimit, derisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se pala kosovare është treguar vazhdimisht konstruktive dhe se për planin franko-gjerman ka marrë garanci nga SHBA-të, ndërsa që Serbia e minon zotimin në secilën marrëveshje.

“Pala kosovare është treguar konstruktive vazhdimisht, duke u deklaruar se do t’i respektojë zotimet që kanë dalë nga takimi – marrëveshja e Ohrit. Garancia e SHBA-ve veçmas ka dhënë siguri që ne të pranojmë atë të ashtuquajturin Plani Franko – Gjerman, me pak modifikime. Në anën e kundërt e keni Serbinë, që vazhdimisht e minon secilin zotim, e secilën marrëveshje”, thotë ai.

Sipas deputetit të VV-së, pritjet për ndryshim të Vuçiqit janë të pamundura.

“Politika e Beogradit zyrtar qëndron mbi pengimin me çdo kusht të shtetësisë së Kosovës. Nga politika aktuale serbe, nuk pres ndonjë ndryshim të kursit. Pritjet për ndryshim të Vuçiqit në raport me Kosovën, janë pothuajse të pamundura”, deklaron Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

 

“Fitore e Pirros e Albin Kurtit”, Sherifi tregon përfitimin e Serbisë për zgjedhjet në veri: Ato ishin karotë për Kurtin, jo sukses