Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar paraqitjen e Kurtit në Bruksel, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Tahirit, çasja e kryeministrit Kurti ka qenë e pa qartë, jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi.
” Sa i përket deklarimit të Kurtit kam një koment, kur të jeni në Bruksel jeni me reflektu një seriozitet si shtet, pozicionet politike duhet të jenë të qarta dhe jo elektorale, çasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e pa qartë, joserioze dhe kishte shumë pasaktësi”, deklaron ai.
Sa i përket paraqitjes me fusnotë ai thotë se “Kurti çka ka qeshë ka vesh”.


